Më datë 12.05.2023, rreth orës 15:00, në Njësinë për Punë të Brendshme Strugë është raportuar se S.A. nga Gostivari ka marrë një të mitur me veturë nga oborri i shtëpisë së saj familjare në fshatin Novosellë të Strugës. Sipas njoftimit, më vonë e mitura ka kontaktuar me të ëmën në telefon dhe e ka njoftuar se ndodhet në shtëpinë e të dashurit të saj. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të dorëzohet parashtresa përkatëse. Merlina Islami- SPB Ohër , Zyra për marëdhënie me publikun.