Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNjë person humb jetën gjatë prerjes së druve

Një person humb jetën gjatë prerjes së druve

G.Gj. (51) nga Berova dje ka ndërruar jetë nga lëndimet në pjesën e kokës të cilat i kishte marrë derisa ka prerë pisha në vendin Ormane – Carev Dol.

Siç kumtoi MPB, fatkeqësia kishte ndodhur rreth orës 12. G.Gj. ka qenë me më shumë persona në mesin e të cilëve edhe djalin e tij. Ata i kanë ofruar ndihmë, me ç’rast me Ndihmën e shpejtë është transferuar në spitalin Sitina – Shkup, por u është nënshtruar plagëve.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor Berovë. Janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments