Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaNjë nga shqiptarët e arrestuar për sulmin terrorist në Vjenë, është vetëm...

Një nga shqiptarët e arrestuar për sulmin terrorist në Vjenë, është vetëm 16 vjeçar (FOTO)

14 persona janë prangosur pas sulmit terrorist në Austri, ku u vranë 5 persona dhe mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë.

Ndërkohë, njëri nga autorët kryesor të sulmit, shqiptari Kujtim Fejzuli me prejardhje nga Maqedonia e Veriut ka mbetur i vrarë pak minuta pas sulmit.

Gjithsej janë katër shqiptarë, dy nga Kosova e dy nga Maqedonia e Veriut që dyshohen për përfshirje në këtë sulm.

I dyshuar për pjesëmarrje në sulmin terrorist është edhe kosovari Kujtim Kadriu nga Ferizaj, vetëm 16 vjeç.

Përpos Kadriut, si i dyshuar për përfshirje në sulmin në Vjenë është edhe një kosovar tjetër.

Bëhet fjalë për 21 vjeçarin Arijanit Fetaj, i lindur në Reçan të Suharekës është një nga të dyshuarit me prejardhje nga Kosova, i cili tashmë ndodhet në duart e policisë.

Të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Vjenë janë edhe shqiptarët nga Maqedonia e Veriut, Argjend Ganiji dhe Uzeir Avdili.

Ndryshe, përkundër faktit se 14 persona u arrestuan në lidhje me këtë rast, Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karim Nehammare, në mbrëmjen e djeshme tha se nuk ka ndonjë dëshmi se ka pasur atentatorë tjerë, pos shqiptarit nga Maqedonia Veriore, Kujtim Fejzulai.

Përpos të dyshuarve kishte edhe viktima shqiptarë në mesin e të vrarëve.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments