Një 24 vjeçar, i cili drejtonte një moped “pjaxho tajfun” ka marrë lëndime të rënda pasi mbrëmë në bulevardin “Avnoj” në Shkup ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe ka rënë në rrugë.
Aksidenti ka ndodhur në orën 20:30, ndërsa i lënduari K.A. me automjetin e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum i Ohrit” ku është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB-së Shkup.