Një mësim për çdo djalë dhe një shpresë për çdo baba
Një djalë mori babain e tij të moshuar dhe shkuan në një restorant shumë luksoz. Babai ishte shumë i moshuar dhe shëndetlig. Ndërsa po hante, copëza ushqimesh i binin duke i bërë pis këmishën dhe pantallonat e tij. Të gjithë klientët e tjerë po i shikonin me përbuzje ndërsa i biri vazhdonte të darkonte totalisht i qetë.
Sapo mbaroi ushqimin e tij, i biri mori babain e tij në tualet dhe e pastroi nga mbetjet e ushqimeve, i pastroi njollat, i krehu flokët dhe i rregulloi syzet e tij. Kur dolën nga tualeti i gjithë restoranti po shikonte djaloshin dhe asnjeri nuk mund të kuptonte se si një njeri kaq i ri mund të sillej me këtë mënyrë dhe të ekspozonte imazhin e tij përpara njerëzve të një niveli të tillë.
Djaloshi mori për krahu të atin dhe u drejtua drejt daljes. Në atë moment një klient i moshuar i thirri djaloshit dhe e pyeti:
– A nuk mendoni se keni lënë diçka pas?
– Jo nuk kam lënë diçka, u përgjigj djaloshi.
– Po keni lënë, tha plaku. Latë një mësim për çdo djalë dhe një shpresë për çdo baba’’.
I gjithë restoranti ishte pushtuar nga heshtja.