Pak pas nisjes për në Cyrih, ku e kishte destinacionin, një aeroplan i Kompanisë Austrian Airlines u kthye në Aeroportin e Vjenës. Arsyeja: një kundërmim i çuditshëm në pjesën e prapme të kabinës.
Këtë konstatim e konfirmon edhe një zëdhënës i kompoanisë në fjalë, shrkuan 20minuten.ch. “Kur makina kisht nisur fluturimin, një kundërmim i pazakonsëm ka tërhequr vëmendjen e stafit të aeroplanit. Pas informimit të pilotëve, ata vendosën që të bëhej kthimi në vendin e nisjes.
“Siguria është në vend të parë për ne”, ka thënë më tutje zëdhënësi.
Ai ka bërë me dije se në asnjë moment nuk ka pasur rrezik për pasagjerët e aeroplanit dhe as për ekipazhin.
Pas aterrimit të sigurt, pasagjerët janë vendosur në fluturake të tjera për të realoizuar fluturimin për në Cyrih.
“Lidhur me shkakun e kundërmimit, janë duke u zhvilluar hetime nga teknikët tanë”, ka thënë zëdhënësi.