Tuesday, March 11, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiNjë grua është dërguar e vdekur në Spitalin e Strugës

Një grua është dërguar e vdekur në Spitalin e Strugës

Një grua shtatëdhjetë e pesë vjeçare nga Gostivari, me banim në Strugë, është dërguar e vdekur në Qendrën mjekësore në Strugë, njoftoi sot SPB- Ohër.

Dje në ora 19:06 në Stacionin Policor në Strugë është raportuar se në Qendrën mjekësore është dërguar një grua e vdekur 75-vjeçare nga Gostivari. Gruaja, siç sqarohet, ka qenë duke qëndruar në një objekt akomodues privat në Strugë.

Një ekip i Stacionit Policor të Strugës ka bërë kontroll në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku i Emergjencës mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune. Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerës është dërguar për obduksion, thuhet në njoftimin e MPB-së së Ohrit. (Struga Ekspres)

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments