Monday, May 26, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNjë gjarpër dy metra gjendet në ballkonin e një shtëpie

Një gjarpër dy metra gjendet në ballkonin e një shtëpie

Një gjarpër i gjatë dy metra është gjetur në ballkonin e një shtëpie në Draçev të Shkupit, shkruan 24info, përcjell SHENJA.
Pronarët e shtëpisë thonë se këtë mëngjes janë befasuar nga pamja që kanë parë. Nga Kopshti Zoologjik në Shkup kanë thënë se nuk bëhet fjalë për gjarpër helmues.
Sipas Jordanço Milloshevski, biolog në Kopshtin Zoologjik, gjarpri është Dolichophis caspius.
“Pranvera është koha e zakonshme kur paraqiten gjarprit. Bëhet fjalë për lloj jo të rrezikshëm dhe nuk duhet të ngritet panik. Ajo nuk është e dëmshme për shëndetin e njeriut. Njerëzit duhet ta largojnë vetëm me thupër” ka thënë Milloshevski, duke këshilluar qytetarët të mos shqetësohen sepse të njëjtën mund ta hasin edhe në mjedise urbane.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments