Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNiveli i Liqenit të Ohrit rritet përsëri mbi maksimumin e lejuar

Niveli i Liqenit të Ohrit rritet përsëri mbi maksimumin e lejuar


Liqeni i Ohrit përsëri gjendet në nivelin alarmues. Në vend që uji të bjer, ai rritet mbi maksimumin e lejuar.
Sipas të dhënave të kompanisë ELEM, niveli i liqenit është 26 centimetra mbi kuotën e konfirmuar maksimale dhe për 1 centimetër është mbi kuotën e dytë maksimale. Uji për momentin është 694,1 metër lartësi mbidetare. Parashikimet janë se gjendja do të përkeqësohet. Problem shtesë paraqet fakti që Ohri dhe Struga gjenden para sezonit turistik ndërsa sipërfaqet me plazhe edhe më tej zvogëlohen.

“Situata aktuale është shqetësuese. Duhet të ndiqet vazhdimisht, sidomos ata që e rregullojnë rrjedhën e ujërave gjegjësisht nivelin e liqenit duhet ta ndjekin seriozisht dhe të bëjnë kujdes, pasi ka mundësi që ta fillojmë sezonin turistik pa plazhe” – thotë Lupço Neçkoski- koncesioner plazhi.

Sipas Trajçe Taleskit nga Enti hidrometeorologjik, rritja e nivelit mund të shkaktojë dëme në bregun e liqenit, sidomos ndaj objekteve që gjenden menjëherë pranë liqenit.

“Ky është një shembull i qartë se keq-menaxhohet me ujin e Liqenit të Ohrit dhe shembull i qartë se Liqeni i Ohrit shërben si akumulim për magazinimin e ujit nga ELEM” – thotë Trajçe Taleski nga Enti Hidrometeorologjik.

Taleski shprehet se ELEM-i urgjentisht duhet të lëshojë sasi më të mëdha të ujit nga ajo që mundet, por se duhet të bëjë kujdes që mos të rrezikohen lagjet përgjatë rrjedhës së Drinit të Zi si dhe të fillojë të zbatojë politika tjera për rregullimin e Liqenit të Ohrit. Ekspertët vlerësojnë se shkak për gjendjen e këtillë janë sasitë e reja të shiut në ditët e kaluar dhe shkrirja e menjëhershme e borës nëpër male. Problem shtesë mund të paraqesin edhe paralajmërimet për reshje të reja të shiut. Nga hidrocentrali “Drini i Zi” shprehen se për momentin lëshohen 34 metër/ kub ujë për sekondë në Liqenin e Ohrit përmes digës së Drinit të Zi në Strugë dhe se situata është e qëndrueshme. Ndryshe, Ohri dhe Struga në periudhën e kaluar dy herë u goditën nga moti i rëndë ku niveli i lartë i liqenit dhe era e fortë nga jugu shkaktuan dëme të mëdha në breg.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!