Nga sot nuk vlejnë një pjesë e masave antikrizë që Qeveria I miratoi në Mars të këtij viti me qëllim të amortizimit të pasojave nga kriza energjetike dhe mbrojtjes së standardit të qytetarëve.
Produktet bazë ushqimore tashmë nuk do të shiten me 0% TVSH, kurse nga sot kthehet edhe TVSH-ja prej 18% për derivatet e naftës, përcjellë Klan M.
Gjatë tre muajve të kaluara siç njofton Klan M, TVSH-ja për bukën, miellin, vajin për gatim, qumështin, orizin dhe vezët ishte ulur në 0%, kurse me propozim të Ministrisë së Ekonomisë ishte miratuar vendimi për uljen e marzhave tregtare.
Si pjesë e 26 masave antikrizë ishte edhe ulja e akcizave dhe TVSH-së nga 18% në 10% për energjensat.
Heqja e masave antikrizë shkaktoi rritjen e cmimeve. Nga mesnata me cmime të reja shiten derivatet e naftës.
Cmimi I EUROSUPER BS-95 dhe Dizelit është rritur për 9 denarë, kurse I EUROSUPER BS-98, për 9.5 denarë. Për 8.5 denarë është ngritur cmimi I vajit për amvisëri.
Sipas cmimeve të reja, EUROSUPER BS-95 shitet për 104 denarë apo 1.69 euro, EUROSUPER BS-98 për 106.5 denarë apo 1.73 euro, Dizeli për 95 denarë apo 1.54 euro, kurse vaji ekstra I lehtë për amvisëritë – 93 denarë apo 1.51 euro.