Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriNis me vrasje viti 2021 në Tiranë! 34-vjeçari qëllon për vdekje me...

Nis me vrasje viti 2021 në Tiranë! 34-vjeçari qëllon për vdekje me thikë kunatin

N.jë ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të vitit të ri 2021, ku një person ka qëlluar me thikë dhe ka vrarë kunatin e tij.

Sipas policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji”, ku pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta K.Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me thikë me pasojë vdekjen kunatin e tij, vihet në pranga nga shërbimet e Policisë autori i dyshuar i ngjarjes.

Rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta shtetasi K.Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij shtetasin V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments