Alternativa më e lirë dhe më e lëvriditsshme për ngrohje gjatë stinës së dimrit edhe këtë vit për qytetarët mbetet ngrohje me dru.
Një pjesë e madhe e anketuarve të TVM-2 konsederojnë se ngrohja me dru gjithësesi është me e lirë se sa ngrohja në rrymë ose nxemje qendrore.
“Nxemja me energji elektrike është shumë e shtrenjt për mua. Nuk mundem financiarisht të paguajm për çdo muaj fatura të larta të energjisë, për këtë arsyje ngrohja me dru për mua është shumë më e levërdishme dhe më lirë. Këtë dimër kam vendosur të blej 6 metra kub”…
“Edhe unë ngrohem me dru. Pa dyshim se nxemja me dru është shumë më e lira dhe ekonomike sesa alternativët e tjera të ngrohjes. Çdo dimër une i siguroj 10 metra kub”…
“Nuk ka dyshim se me ngrohja me dru është me e lirë. Gjithsesi unë në shtëpi nxehem me energji elektrike dhe me dru, ashtu me del më lirë. Sobën e drunjve e shfrytëzojmë për gatime dhe për tu ngrohur shtëpia dhe kjo është përparësia më nxemjen me dru”…
“Si me rrym si me drunjë njëjtë është për mendimit tim. Gjithçka varet prej izolimin e shtëpisë. Unë ngrohem me energji elektrike sepse izolimin e shtëpisë e kam bërë të mirë” ”, shprehen te anketuarit.
Depot private në kryqytet për momentin janë plotë me drunj.
Shitësit e drunjëve që nuk deshën të prononcohen para kamerës, konsiderojnë se për dallim nga vitet e kaluara këtë vit ka më pak shitje të drunjve.
“Në depot private të drunjve në Shkup këtë vit çmimet variojnë nga 2. 800, deri më 3.200 denarë për metar kub, pa përfshirë transportin dhe sharrimin”.
Ndërkohë përfaqësuesit e Ndërmarjës Publike “Pyjet e Maqedonisë” këtë vit edhe për kundër përpjekjeve të shumta nuk dhanë përgjigje se a pritet të ketë ose jo krizë me furnizimin e drunjëve gjatë stinës së dimrit.
Nuk ka informacione se metra kub drunj ka në dispozicion kjo ndërmarrje për momentin.
Çmimet e drunjve për ngrohje nga “Pyjet e Maqedonisë” tashmë 10 vite me rradh nuk kanë ndryshuar.
Ahu shitet me çmim prej 2.370 denarë, ndërsa dushku prej 2.450 denarë për metër kub, për të cilën gjatë dimrit qytetarët vështirë mund të blejn drunj për ngrohje për shkak se depotë e kësaj ndërmarrje shpesh janë të zbrazura.