Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëNgjarje tragjike, vdesin 3 anëtarët e familjes nga Kosova, u helmuan në...

Ngjarje tragjike, vdesin 3 anëtarët e familjes nga Kosova, u helmuan në Gjirin e Lalzit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me një familje nga Gjilani i Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht.

Tre anëtarët e familjes Haliti, Elfete, Afrim dhe Ferzinaze janë helmuar në Shqipëri nga ushqimi. Tvklan.al ka mësuar nga burime policore se ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Gjirin e Lalzit.

Mësohet se 3 anëtarët e familjes Haliti kishin shkuar në Gjirin e Lalzit në banesën e tyre. Ata kishin konsumuar kërpudha dhe pas disa orësh kishin shfaqur probleme shëndetësore. Sipas të njëjtit burim, Elfete, Afrim dhe Ferzinaze Haliti i kishin mbledhur kërpudhat privatisht. Të tre shkuan në Spitalin e Durrësit dhe u mjekuan për helmim.

Pas disa orësh dolën dhe u kthyen në banesën e tyre në Gjirin e Lalzit. Por ata ndjenë sërish shqetësime shëndetësore dhe gjendja e tyre u rëndua.

Të tre u dërguan sërish në Spitalin e Durrësit, por për fat të keq njëri prej tyre ndërroi jetë e pas disa orësh ndërruan jetë edhe dy të tjerët.

Paraprakisht mendohet se shkak i vdekjes së 3 anëtarëve të familjes Haliti ka qenë helmimi nga kërpudhat. /tvklan.al

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments