Dje në ora 14.00 në SPB Manastir është raportuar se treni që udhëtonte në relacionin Manastir-Shkup, ndërmjet stacionit “Brailovo” dhe stacionit “Slepce”, ka goditur një person i cili ka qenë i shtrirë në binaret e trenit. Personi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa pas këqyrjes është konstatuar se bëhet fjalë për M.D (44) nga Republika e Shqipërisë, njofton policia.
Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.
(Struga Ekspres)