Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaNgjarje e rëndë në Vjenë, nëna serbe me vajzat e saj binjake...

Ngjarje e rëndë në Vjenë, nëna serbe me vajzat e saj binjake vdesin nga uria

Një nënë bashkë me dy fëmijët binjakë me prejardhje serbe, ka gjetur vdekjen në apartamentin e saj në Vjenë të Austrisë në fillim të kësaj jave.

Sipas raportit zyrtarë të policisë austriake, obduksioni kishte konstatuar se kishin vdekur si pasojë e urisë.

Zëdhënësi i policisë Patrick Mayerhofer ka thënë se pas autopsisë së kryer është gjetur që tre viktimat kanë qenë të gjinisë femërore, dhe se sipas gjendjes aktuale të hetimeve, besojnë që kanë vdekur nga uria.

Ndërkohë është bërë edhe një analizë për toksikologji, por është konstatuar se nuk bëhet fjalë për helmim.

“Hetimi i parë toksikologjik nuk tregoi helmim. Një analizë e hollësishme do të kryhet në ditët e ardhshme”, ka thënë Mayerhofer, duke treguar se ato jetonin të izoluara dhe se nuk kishte ushqim fare në banesën ku jetonin.

I pari që kishte telefonuar policinë, kishte qenë një mik i familjes, i cili nuk i kishte parë për një kohë të gjatë.

E pas këtij njoftimi policia kishte shkuar në apartamentin ku jetonin, duke iu thyer derën e hyrjes , ku i kishte gjetur të tri viktimat të shtrira në shtrat.

Vesna M (45), dhe dy vajzat e saj binjake (18), kishin gjetur vdekjen.

Ndërkohë është nisur edhe një hetim për vdekje të dhunshme, edhe pse nuk kishte shenja dhune.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!