Ndërroi jetë edhe një person nga të lënduarit prej shpërthimit të bombolës së gazit në fshatin Rramanli të Kumanovës.
Si pasojë e djegieve të rënda, gruaja e moshës 62 vjeçare ndërroi jetë orët e para të mëngjesit, konfirmojnë banorë të fshatit. Ajo nuk i ka shpëtuar djegieve të rënda edhe pas trajtimit intensiv në Urgjencën pranë Qendrës Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup. Varrimi i të ndjeres është bërë sot në varrezat e fshatit.(INA)