Nga tërmeti i fortë, 5 të vdekur dhe 200 të plagosur nê Shqipëri

0
2

Dyshohet që 5 persona të kenë humbur jetën në të gjithë vendin e rreth 200 të tjerë të jenë plagosur, si pasojë e tërmeteve të njëpasnjëshme.

Këto janë të dhëna paraprake nga gazetarët në terren, ndërsa zyrtarisht nuk është konfirmuar ende asnjë gjë.

Të paktën 200 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Tiranës, Durrës dhe Krujës.

Janë raportuar 5 persona të vdekur për shkaqe të lidhura me tërmetin: një i moshuar ka ngatërruar derën e daljes dhe është rrëzuar nga ballkoni; një tjetër ka bërë aksident me makinë nga paniku, një të ri në Thumanë e ka zënë poshtë pallati i shembur dhe një studente e mjekësisë gjithashtu dyshohet tê jetë viktimë.

Dyshohet se numri i viktimave mund të jetë më i madh, pasi ka raportime të pakonfirmuara në Tiranë dhe në Durrës dhe shumë familjarë nuk po gjejnë anëtarët e tyre.