Thursday, May 1, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiNga sot hiqen kontrollet kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

Nga sot hiqen kontrollet kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

Nga sot nuk do të kryhen kontrolle kufitare, mes Shqipërisë dhe Kosovës duke mundësuar lëvizje të shpejtë dhe të pakufizuar.

Me këtë rikthehet marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila parashikon lehtësimin e procedurave kufitare për veturat me targa të të dy shteteve.

Udhëtarët që e frekuentojnë këtë pikë-kalimi me Shqipërinë në Vërmicë do të kalojn ë pa pengesa. Marrëveshja e lëvizjes së lirë e nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë në pranverën e vitit të kaluar, shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit veror.

Edhe këtë sezon, lehtësimi i procedurave do të zbatohet gjatë nëntë muajve të vitit, konkretisht nga 1 maji deri më 30 shtator, dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt të vitit pasardhës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments