Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNga sot Bullgaria nuk do të kërkoj certifikatën e vaksinimit

Nga sot Bullgaria nuk do të kërkoj certifikatën e vaksinimit

Bullgaria nga dita e sotme nuk do të kërkoj certifikata digjitale të vaksinimit për Kovid-19 nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe të disa shteteve tjera që hyjnë në territorin bullgar.

Sipas njoftimit, personat që vijnë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Turqia, Rumania, Serbia, Hungaria, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Izraeli dhe Egjipti kur hyjnë në Bullgari nuk u kërkohet më certifikata dixhitale Covid.

Vendimi është marrë nga ministrja bullgare e shëndetësisë, prof. Asena Serbezova, me urdhër të lëshuar nga dita e djeshme.

Po ashtu edhe trupave të NATO-s që marrin pjesë në stërvitjet ndërkombëtare dhe kontigjentet shumëkombëshe nuk do t’u kërkohet paraqitja e certifikatës dixhitale e vaksinimit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments