Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNga sonte shi dhe erë e fuqishme 

Nga sonte shi dhe erë e fuqishme 

Nga pasditja në pjesët perëndimore priten reshje të reja të shiut të cilat gjatë natës do të përhapen në pjesën më të madhe të vendit. Gjatë natës dhe nesër, reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, prej 20 deri në 30 litra në një metër katror, ndërsa në nivel lokal do të ketë edhe mot të lig me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të fuqishme e cila do të arrijë shpejtësi mbi 80 kilometra në orë.

Sot gjatë ditës do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar me shpejtësi prej mbi 70 km/orë nga drejtimi jugor, veçanërisht në pjesët lindore.

Në Shkup, nga fundi i ditës dhe gjatë natës, ndërsa do të ketë reshje të shiut, të cilat do të jenë më të rrëmbyeshme gjatë natës dhe nesër paradite. Do të fryjë erë përkohësisht e fuqishme.

Moti i paqëndrueshëm është rezultat i aktivitetit të ciklonit dhe masës ajrore të lagësht dhe jostabile.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments