Friday, May 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriNga rrëzimi i helikopterit të NATO-s në Detin Jon, një i vdekur...

Nga rrëzimi i helikopterit të NATO-s në Detin Jon, një i vdekur dhe 5 të zhdukur

Një helikopter i Forcave të Armatosura të Kanadasë, pjesë e NATO-s është rrëzua në brigjet e Kefalonisë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (29 prill) dhe si pasojë një pasagjer ka humbur jetën ndërsa pesë te tjerë rezultojnë të zhdukur.

Në operacionin e kërkimit janë angazhuar autoritetet italiane dhe ato greke.

Helikopteri Kanadez u rrëzua pak para orës 21:00. Helikopteri humbi kontaktet rreth 85 km larg Kefalonisë.

Sipas raportit, helikopteri po transportonte gjashtë persona, ndërsa zakonisht ky lloj helikopteri mbart deri në katër pasagjerë.

Mbetjet e helikopterit dhe një person i vdekur u gjetën nga anijet italiane të NATO-s.

Forcat e Armatosura Kanadeze konfirmuan të Mërkurën se ata kishin humbur kontaktin me një helikopter, i cili po kryente një patrull në ujërat ndërkombëtare midis Greqisë dhe Italisë, si pjesë e një stërvitjeje të NATO-s.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments