Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNga qershori, paga edhe për specializantët privatë

Nga qershori, paga edhe për specializantët privatë


Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, zotohet se mjekët e rinj gjatë specializimit nuk do të punojnë më pa pagesë. Ai paralajmëron se nga qershori edhe specializantët privatë do të marrin paga.
“E kemi përshpejtuar procesin e gjetjes së mjeteve për pagesën e këtyre mjeteve. Dje pata takim me kryeministrin, bëhet fjalë për shumë prej 23 milion denarësh, të cilat ne do t’i sigurojmë gjatë javës së ardhshme apo pas saj. Ashtu siç premtuam, do të realizojmë, puna e specializantëve nuk do të jetë pa pagesë. Do të paguhen si të gjithë kolegët tuaj. Ju jeni pjesa më kreative e shoqërisë tonë, ju patjetër të mbeteni në këtë shtet, ju jeni ardhmëria e shëndetësisë tonë dhe mjekësisë në Maqedoni. Besoj se nga muaji qershor do të paguhet rroga e majit”,- u shpreh ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Gjatë takimit me ministrin, specializantëve iu është thënë se një pjesë e tyre do të përfshihen në pagesë prej 26.000 denarësh dhe një pjesë tjetër do të punësohen, por specializantët thonë se kanë paqartësi të shumta se si do të realizohet kjo.

“Për ne mbetet e paqartë si do të garantohej punësimi i specializantëve privat nëpër klinikat shtetërore. A do të ketë konkurs për punësim dhe derisa do të ekzistojë i njëjti a do të jetë për të gjithë mjekët e mjekësisë së përgjithshme apo vetëm për specializantët privatë të konkursit të janarit 2018”,- tha specializant i mikrobiologjisë, Marko Kostovski.

“Nuk ekziston marrëveshje konkrete për punësim, nga Ministria e Shëndetësisë nuk precizojnë cilat janë kushtet e punësimit. Edhe njëherë e shfrytëzojmë rastin t’i kërkojmë ministrit të shëndetësisë ta përshpejtojë këtë proces dhe ta rrumbullakojmë këtë çështje të rëndësishme për jetën tonë”,- theksoi specializantja e mjekësisë interne, Aleksandra Georgieva.

Premtimet për zgjidhjen e kërkesave të specializantëve ministri Filipçe i bëri pas tubimit protestues që specializantët e organizuan para Ministrisë së Shëndetësisë me kërkesën për precizimin e zgjidhjeve të ofruara nga ministri./MTV2

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!