Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNga nesër qytetarët e Maqedonisë do të mund t’i marrin letërnjoftimet

Nga nesër qytetarët e Maqedonisë do të mund t’i marrin letërnjoftimet

Qytetarët nga nesër do të njoftohen ku dhe në sa ora do të mund të marrin dokumentin personal. Nga MPB theksojnë se shërbimet vazhdojnë të punojnë në mënyrë intensive.

“Deri tani janë shtypur mijëra letërnjoftime,procesi ecën pa ndalë. Shërbimet punojnë në dy ndërrime, ndërsa gjatë ditës së nesërme MPB do të njoftojë kur dhe në cilën mënyrë do të mund të merren letërnjoftimet”, tha zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjiq.

NGa MPB bëjnë thirrje të mos pritet para sporteleve dhe për të mos pasur turma, atyre që janë shtypur dokumentet, data dhe vendi do të njoftohen nesër se ku mund t’i marrin këto dokumente.

Ndryshe, më shumë se 40 mijë qytetarë gjatë dy muajve të fundit mbetën pa dokumente personale për shkak bllokimeve në Kuvend nga opozita maqedonase.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments