Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNga muaji korrik fillon faturimi i rrymës me tarifa të reja, në...

Nga muaji korrik fillon faturimi i rrymës me tarifa të reja, në funksion katër blloqe tarifore

Nga fillimi i muajit të ardhshëm, sipas njoftimeve të KRRE-së, duhet të fillojnë të aplikohen katër blloqet tarifore sipas të cilave qytetarët do të paguajnë për rrymën e harxhuar.

Edhe pse ende nuk ka një vendim për çmimin e ri të energjisë elektrike, në kalkulatorin e publikuar të KRRE-së, të gjithë mund të llogarisin saktësisht se sa do të paguajnë me tarifat e reja.

Nga Alsat bënë një përllogaritje se sa do të rriteshin apo ulen faturat e energjisë elektrike në secilën prej bllok tarifave.

Çmimet e reja do të llogariten vetëm për energjinë e konsumuar me tarifën e lartë dhe jo me tarifën e lirë që është ora 22:00 e mbrëmjes deri në orën 7:00 të mëngjesit dhe të dielën.

Për shembull, nëse në tarifë të lartë janë shpenzuar 200 kilovat orë dhe me tarifë të lirë 200 kilovat orë, konsumatori është në bllokun e parë, gjegjësisht tarifa më e ulët për pagesë dhe fatura e energjisë elektrike do të jetë 2.492 denarë, gjegjësisht do të jetë më e ulët për 12.7 për qind.

Nëse futet në bllokun e dytë, me sasi më të madhe të energjisë së konsumuar, dhe 420 kilovat me tarifë të lartë në 200 të lirë, fatura e re do të jetë 3.960 denarë, gjegjësisht për rreth 200 denarë duhet të jetë më e ulët se ajo aktuale.

Me tejkalimin e 430 kilovat me tarifë të lartë, qytetarët do të paguajnë fatura më të larta.

Për shembull, për 630 kilovat të harxhuara, sipas tarifave të reja, do të duhet të paguhen 6.152 denarë në vend të 5.720 denarë që janë tani, gjegjësisht fatura do të rritet për 7,8 për qind.

Blloku i katërt ka tarifën më të shtrenjtë ose për shembull për 800 kilovat tarifa e lartë do të paguhet 21 për qind më e shtrenjtë se tarifa aktuale.

Fatura prej 7.104 denarë do të rritet në 8.605 denarë.

Në varësi të faturës së energjisë elektrike, çdo qytetar mund të llogarisë individualisht se në cilën bllok tarifë hyn dhe nëse do të ketë fatura më të larta apo jo.

Llogaritësi i KRRE-së

200 kwh e lirë dhe 200 kwh e shtrenjtë – fatura më e ulët për 293 denarë

200 kwh e lirë dhe 400 kwh e shtrenjtë – fatura më e ulët për 223 denarë

200 kwh e lirë dhe 630 kwh e shtrenjtë – faturë më e lartë për 423 denarë

200 kwh e lirë dhe 800 kwh e shtrenjtë – fatura më e lartë për 1.501 denarë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!