Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNga ky vit do të ketë pension prej 6000 denarëve për personat...

Nga ky vit do të ketë pension prej 6000 denarëve për personat pa asnjë ditë pune


Të gjithë qytetarët që do mbushin 65 vjet, të cilit nuk plotësojnë kushtet për pension, pra pas asnjë ditë përvojë punë, këtë vit do të marrin pension shtetëror. Kjo nuk do të vlen për persona të martuar, njëri nga të cilit tashmë merr pension, qoftë edhe nëse jetojnë bashkërisht në një lidhje jashtëmartesorë. Kjo kategori e qytetarëve, sipas qeverisë, nuk janë raste të rënda sociale dhe nuk do të mund të marrin pension social.

Ligji për sigurimin social e personave të moshuar ka arritur në Kuvend dhe do të votohet në proces të përshpejtuar. Në të parashihet pension social shtetëror që kap vlerën e 6000 denarëve në muaj.

Kusht për të fituar këtë të drejt është që personi të ketë jetuar 15 vitet e fundit në Maqedoni. Pas reagimeve, Qeveria ka hequr kushtit që personat të kenë së paku një vit përvojë pune.

Në vijim i keni edhe disa nga kushte që duhet të plotësohen:

Personi nuk duhet të ketë pronë të tijën ose të drejtë pronësore. Të mos ketë asnjë pension tjetër në bazë të moshës pensionale, invaliditet ose të ardhura nga institucionet e shteteve tjera dhe mos të ketë të ardhura në tre muajt para se të aplikoj për kërkesë.

Ata që do të marrin pension social do të kenë të drejtën e kompensimin me vlerë prej 1000 denarëve për ngrohje, edhe atë nga tetori deri në mars. Akoma nuk dihet sa persona plotësojnë këto kushte, dhe akoma nuk dihet buxheti i kësaj nisme.

Pensioni social nuk do të paguhet nga Fondi Pensional i Maqedonisë, por nga Qendra për ndihmë sociale. Pensioni minimal që paguhet në Maqedoni për personat që kanë punuar së paku 15 vjet është 8500 denarë, gjegjësisht 2500 denarë më shumë se pensioni social.
Transmeton Struga Ekspres

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!