Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve të prekur nga kanceri, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë siguruar ilaçe cilësore për tu dalur në ndihmë të gjith pacientëve të prekur nga kjo sëmundje.
“Është rritur ndjeshëm numri i terapisë në dispozicion, ilaçet më moderne biologjike janë në klinikat tona për të gjithë pacientët e prekur nga kanceri duke përfshirë edhe fëmijët. Në rrjedhe e sipër janë përgatitjet përfundimtare për realizimin e transplantimit tek fëmijët nga dhurues jo familjarë dhe me këtë do të rrumbullaksohet një proces shumë serioz për forcimin e luftës kundër sëmundjeve malinje të fëmijët”, shprehet Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Përqindja e shërimit të fëmijëve të prekur nga kanceri është në nivel të njejtë në rang botëro pasi arrinë në 90%. 21 vjeçarja Teodora Brajkovska para 11 vitesh ishte prekur nga kjo sëmundje por tanimë ajo është shëruar dhe tani është angazhuar në shoqatën SANO për tu ndihmuar fëmijët dhe prindët e tyre që përballen me këtë sëmundje.
“Me më rëndësi është përkrahja psikologjike sepse në atë process edhe fëmijët edhe prindët janë psiqikisht të ngarkuar, sepse bëhet fjalë për jetën e tyre. Shumherë fëmijët janë në moshë të vogël dhe nuk e kuptojnë situatën por prindët janë të vetëdishëm për atë që po ndodh, prandaj atyre u nevoitet mbështetja psiokologjike, pasi ne si vullnetar e kemi kalaur këtë proces”, theksoi Teodora Brajkovska-Vullnetare e Organizatës SANO.
Motoja e asociacionit internacional të onkologjisë pediatrike për këtë vit është çdo fëmijë duhet të ketë mundësi për jetë. Organizata Botërore e Shëndëtësisë bën të ditur se çdo vit mbi 300 mijë fëmijë të moshës deri në 19 vjet diagnostifikohen me kancer.