Për të lehtësuar rrëmujën në Shërbimin Administrativ të Ministrisë së Brendshme, por edhe për të mos lejuar grumbullimin e madh të jerëzve, letërnjoftimet dhe patentave të shoferëve, nuk do të merren më në sportelet e MPB-së por policët do t’i shpërndajnë ato nëpër shtëpitë e qytetarëve, njofton derveni.info. Kjo nuk vlen për pasaportat për të cilat sërisht duhet të aplikohet e të merren në sportele.
“Të hënën do të ndryshojmë rregulloren e Ministrisë së Brendshme për të lejuar që letërnjoftimet dhe lejet e shoferit të dorëzohen nga oficerët e policisë në adresat e shtëpisë së qytetarëve . Për dokumentet e udhëtimit nuk ka mundësi teknike të dorëzohet në adresën e shtëpive pasi për to, duhet të merren përsëri gjurmët e gishtërinjve. Megjithatë, janë dhënë udhëzime specifike për dezinfektimin e pajisjeve ku qytetarët lënë gjurmët e gishtërinjve pas çdo përdorimi, dhe personeli duhet tu përmbahet rregulla specifike për ruajtjen e distancës adekuate kur kryen procedurat teknike dhe fotografon qytetarët që paraqesin aplikime për lëshimin e dokumenteve”, u shpreh ministri i punëve të brendëshme Naqe Çulev.
Si preventiv për të mos përhapur më shumë “Covid-19” nuk përjashtohet mundësia që të ndryshohet ora dhe metodologjia e deritanishme të punës për dhënis së dokumentve personale nga MPB, thotë Çulev.
“Të hënën do të ndryshojmë rregullorën e punës së MPB-së ku do të lihet hapësirë në situata kur ajo është e patjetërsueshme letërnjoftimet e gatshme dhe patentat e shoferit tu dërgohen dërgohen në adresat e qytetarëve në shtëpi, ndërsa nuk egziston mundësi teknike e njëjta gjë të bëhet edhe për pasaportët pasi që për marrjen e pasaporteve nevojitet gjurëm e gishtërve”, theksoi Çulev.