Një person ka ndërruar jetë ndërsa shtatë të tjerë janë të lënduar nga një aksident që ndodhi ditën e sotme në rrugën Gostivar-Kërçovë, transmeton Alsat. Sipas informacioneve të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30, ndërkaq janë përfshirë tre automjete, respektivisht ka pasur përplase mes një foristrade të tipit “Mercedes”, një makine të tipit BMW dhe një furgoni. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të varrezave të Novosellës, ndërkaq jetë ka ndërruar një nga personat që po udhëtonte me furgon. Shtatë të lënduarit janë dërguar në Spitalin “Ferid Murat” në Gostivar.