Thursday, May 8, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNga aksidenti humb jetën 18 vjeçari, lëndohen dy të tjerë

Nga aksidenti humb jetën 18 vjeçari, lëndohen dy të tjerë

Një tetëmbëdhjetëvjeçar nga Shkupi humbi jetën, ndërsa dy persona u lënduan në aksidentin rrugor që ndodhi mbrëmë në orën 02:27 minuta në rrugën “Magjistralia e Adriatikut” (Jadranska Magistrala) në Shkup.

Siç citohet në buletinin e sotëm të policisë mbrëmë në orën 02:27 në Shkup në rrugën “Magjistralia e Adriatikut” shkupjani D.K. (18) i cili ka drejtuar një “mercedes” me targa të Shkupit e ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.

Djaloshi ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa të dy pasagjerët në automjet janë transportuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Është kryer hetim në vendin e ngjarjes.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments