Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNga 15 qershori, Airprishtina nis me fluturimet për në Shkup dhe Ohër

Nga 15 qershori, Airprishtina nis me fluturimet për në Shkup dhe Ohër

Sikurse të gjitha linjat tjera ajrore, edhe ato që na lidhin me Ballkanin, ka mbi dy muaj që janë bllokuar. Po kjo vlen sigurisht, edhe për linjat nga Cyrihu në Kosovë dhe Maqedoni, vende prej nga vijnë shumica e madhe e mërgimtarëve shqiptarë me qëndrim në Zvicër, shkruan albinfo.ch.

Kjo bllokadë, së paku sa i përket linjave me Maqedoninë, do të përfundojë së shpejti. Siç bën të ditur për albinfo.ch kompania “Air Prishtina”, duke filluar nga 15 qershori do të fillojnë fluturimet për në Shkup dhe Ohër

“Më në fund erdhi koha që ne t’i shijojmë ditët e pushimit në shtëpi, në vendlindje. Nga 15 qershori, ne do të rifillojmë programin tonë të rregullt të fluturimit nga Cyrihu për në Shkup dhe Ohër”, thuhet në përgjigjen me shkrim që kjo kompani i ka dërguar albinfo.ch.

“Ju mirëpresim përsëri në jetë, në një verë që duket më e vlefshme se kurrë. Dhe ne e festojmë këtë rast me 10% ulje çmimi në çdo biletë të rezervuar”, shkruan AirPrishtina.

Ndërsa, lidhur me datën e nisjes së fluturimeve për në Prishtinë, pritet të mësohet më shumë nga e hëna që vjen.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments