Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNga 1 qershori në Maqedoninë e Veriut nuk mund të paguani me...

Nga 1 qershori në Maqedoninë e Veriut nuk mund të paguani me kesh para mbi 500 euro

Ministria e Financave e vazhdon luftën kundër ekonomisë gri dhe për këtë luftë ka kapacitet institucional, deklaroi ministri i Financave Dragan Tevdovski.

Gjatë takimit të sotëm të punës në Manastir, ministri Tevdovski konfirmoi se prej nesër hyn në fuqi zgjidhja ligjore sipas së cilës në qarkullimin e pagesave, në para të gatshme do të mund të paguhet vetëm deri në 500 euro në kundërvlerë denari.

“Është kyçe se kjo masë zbatohet me qëllim që të ulet ekonomia gri dhe për këtë që me pagesë në të zezë, praktikisht iu bëhet dëm qytetarëve. Për këtë ne ndërmorëm masa për uljen e limitit për pagesën në para të gatshme dhe ajo masë zbatohet prej më herët sepse limiti i parë ishte 2.000 euro dhe me sukses realizohet, pastaj prej 1 janarit të këtij viti limiti ishte ulur në 1.000 euro, ndërsa prej nesër do të jetë deri në 500 euro.

Në Ligj qartë është theksuar se prej 2.000 eurove limitin do ta ulim në 1.000 euro dhe do të ndalojmë në 500 euro. Kjo është mirë, sepse kjo është luftë kundër ekonomisë gri dhe kundër pagesave të cilat nuk janë denoncuar dhe nuk janë tatimuar. Ne kemi kapacitet institucional që ta zbatojmë këtë masë, treguam se kjo nga viti i kaluar me sukses zbatohet dhe kështu edhe do të vazhdojmë”, deklaroi ministri Tevdovski.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!