Saturday, November 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNesër shpallen zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Nesër shpallen zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut


Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi nesër duhet t’i shpallë zgjedhjet presidenciale, për të cilat rrethi i parë, sipas paralajmërimeve, duhet të mbahet më 21 prill, ndërsa i dyti eventual më 5 maj.

Në pajtim me Kodin zgjedhor, nuk duhet të kalojnë më shumë se 90 dhe jo më pak se 70 ditë nga shpallja e zgjedhjeve deri në ditën e mbajtjes së tyre. Mandati i presidentit aktual, Gjorge Ivanov përfundon më 12 maj.

Partitë politike deri më tani nuk kanë bërë të ditur kandidatë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Dy partitë më të mëdha, LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja, kandidatët e tyre vendosën t’i zgjedhin përmes konkursit publik.

Nga LSDM-ja ende nuk kanë kumtuar nëse kanë arritur kandidatura. Sekretari i përgjithshëm, Aleksandar Kiracovski sot konfirmoi se procesi është në vijim dhe se në kongresin partiak më 3 mars do të jetë përzgjedhja zyrtare e kandidatit.

Në konkurs, megjithatë, të VMRO-DPMNE-së kanë arritur 10 kandidatura nga të cilët njëra për skadimin e afatit, pas çka partia i publikoi emrat e kandidatëve nga të cilët në konventën më 16 shkurt do të përzgjedhin një i cili do të hyjë në garën për shef të shtetit.

Nga BDI-ja edhe pse thonë se kanë qëndrim zyrtar nëse në zgjedhjet mund të marrë pjesë me kandidat të tyre, megjithatë, lënë mundësi para skadimit të afatit për parashtrimin e kandidaturave për të arritur edhe një zgjidhje tjetër. BDI-ja thotë deputeti Xhevat Ademi, është komod, ka edhe kandidatë edhe cilësi edhe opsione.

Lidhur me mbajtjen eventuale të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato presidenciale siç kërkon opozita, Kiracovski paralajmëroi se shumë shpejtë vendimi i partisë për këtë çështje do të sillet dhe do të publikohet.

Në[ Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot duhet të mblidhet Komisioni për selektim, i cili duhet ta kryejë renditjen e kandidatëve për anëtarë të ardhshëm të Komisionet shtetëror për parandalim të korrupsionit. Përbërja e re e komisionit anti korrupsion duhet të votohet më së voni nesër, që ai të mund ta ndjekë edhe këtë proces zgjedhor.

Në pajtim me ingerencat e reja, Komisioni antikorrupsion do të duhet ta monitorojë edhe procesin zgjedhor në pjesën e financimit të partive politike.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!