“Një pjesë e popullatës nuk merr vesh në asnjë anë. Nëse ia jepje, pse i ke dhënë? Nëse nuk i jep përse nuk i ke dhënë!?- tha Zharko Karaxhovski, Komisioni për sëmundje infektive.
Ky është qëndrimi i kryetarit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për orën policore. Sonte nuk do të ketë ndalesë për lëvizje. Por si do të jetë nga nesër, nuk dihet. Qeveria do të vendosë për atë nesër. Komisioni ka rekomanduar përsëri të ketë orë policore e cila do të fillonte nga ora 22 deri në orën 5 të mëngjesit, vetëm në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Shtip.
“A do pengohet në atë mënyrë infektimi? Nëse më pyesni mua si doktor Karayhovski, besoj se jo”- pohoi Zharko Karaxhovski, Komisioni për sëmundje infektive.
Por vetëm disa minuta më pas doktor Karaxhovski u shpreh ndryshe.
“Të kuptohemi më një fjali të thjeshtë të zgjeruar: po, pres që nga ora 22 deri në 05 nuk do ketë grupime dhe rreziku do jetë më i vogël. O popull, mbani maska edhe deri në ora 22”- deklaroi Zharko Karaxhovski, Komisioni për sëmundje infektive.
Karaxhovski theksoi se nuk mban përgjegjësi për rritjen e numrit të infektuarve. Përmendi se në karrierën e tij 27 vjeçare, ka punuar me 13 ministra dhe 9 drejtorë të Qendrës së shëndetit publik. Disa herë u distancua nga vendimet e Qeverisë që ishin ndryshe nga rekomandimet e komisionit për sëmundje infektive. Shembull i tillë ishte festa e Bajramit. Për festën Komisioni rekomandoi orë policore nga e shtuna në mbrëmje deri të martën në mëngjes. Ndryshe, analizat tregojnë se 65% e të infektuarve të ri nuk kanë kurrfarë simptoma të Korona virusit, ndërsa më shumë vuajnë personat që kanë mbi 50 vjet.
Igor Stefanovski