Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNëse shihni parregullësi tek çmimet në markete, thirrni në këtë numër

Nëse shihni parregullësi tek çmimet në markete, thirrni në këtë numër

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi u bën thirrje qytetarëve që të paraqesin parregullsitë me çmimet te tregtarët.

“U bëj thirrje qytetarëve që në rast të rritjes drastike të çmimeve të produkteve ushqimore bazë, të lajmërohen në numrin pa pagesë 191 të Inspektoratit Shtetëror të Tregut”, u shpreh Bekteshi.

Në këtë linjë telefonike pa pagesë, shprehet Bekteshi, të gjithë qytetarët mund të raportojnë parregullsi të tregtarëve të cilët nuk e respektojnë Vendimin për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë.

Kujtojmë se në bazë të Vendimit të shpallur në Gazetën Zyrtare, duke filluar nga data 06.12.2021, ngrihen çmimet e aplikuara më 01.12.2021 në tregtinë me shumicë dhe pakicë të: bukës, sheqerit, miellit – tip 400, vajit të lulediellit për gatim, qumështit të freskët me yndyrë prej 2,8%, 3,2% dhe 3,5%, mishit dhe produkteve të mishit dhe djathit dhe gjizës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments