Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNëse opozita bojkoton zgjedhjet, presidenti zgjidhet në Kuvendin e Maqedonisë

Nëse opozita bojkoton zgjedhjet, presidenti zgjidhet në Kuvendin e Maqedonisë

Qeveria do të iniciojë ndryshime të reja kushtetuese për zgjedhjen e presidentit që të jetë në Kuvend, në rast se opozita vendos të bojkotojë zgjedhjet, thonë nga burimet e qeverisë. Derisa rrjedh procedura për ndryshimet të cilat zgjasin 100 ditë, presidenti i vendit do të jetë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Zgjedhjet presidenciale duhet të paraqiten me 2 ose 3 shkurt, ndërsa duhet të mbahen në fund të muajt mars.

VMRO DPMNE nuk ka paralajmëruar bojkotim, por në rast të tillë nëse nuk ka census për zgjedhjen e presidentit të vendit, nga Qeveria nuk e hedhin poshtë mundësinë e bërjes së ndryshimeve kushtetuese me të cilat do të ndryshohej mënyra e zgjedhjes së presidentit.

Zgjedhjet që të jenë të suksesshme, në raundin e dytë duhet të dalin 40 për qind e atyre të cilët janë të regjistruar në Listën Zgjedhore.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments