Nëse nuk ka dalje në raundin e dytë prej 40 për qind, nuk plotësohet kushti për zgjedhje të suksesshme. Në këtë rast menjëherë shpallen zgjedhje të reja, thotë kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski.
“Nëse nuk ka dalje në raundin e dytë prej 40 për qind, nuk plotësohet kushti për zgjedhje të suksesshme. Në këtë rast menjëherë shpallen zgjedhje të reja, gjegjësisht kryetari i Kuvendit duhet të shpallë zgjedhje të reja. Në këto zgjedhje mund të marrin pjesë edhe kandidatët të cilët tani kanë marrë pjesë nëse mbështeten prej mbështetësve të tyre siç është rasti tani nga një grup votuesish ose të paktën 30 deputetë ose mund të jenë kandidatë të tjerë. Do të thotë nuk ka faktor kufizues në këtë kuptim, megjithatë duhet menjëherë të shpallen dhe të mbahen zgjedhje”, thotë Derkoski në intervistën javore të Radios Evropa e Lirë.
Në të shton se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në periudhën e kaluar i ndërmori të gjitha masat organizuese të nevojshme për organizimin dhe zbatimin e këtyre zgjedhjeve presidenciale në shtetin tonë dhe pa dallim nëse ato janë apo nuk janë kusht për marrjen e datë për negociata me BE-në, siç thotë, ne edhe ashtu si organ shtetëror i zbatojmë të gjitha masat e nevojshme që të organizohen zgjedhje të pastra kristal.
Megjithatë thekson se procesi zgjedhor përbëhet prej më shumë faktorëve, do të thotë nuk është vetëm Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. “Po, shton, KSHZ është organ i cili kujdeset për organizimin, zbatimin e procesit zgjedhor, si një prej këtyre faktorëve, megjithatë në rastin me zgjedhjet presidenciale keni situatë në të cilën për shembull kandidatët, organizatorët e fushatave të cilët, gjithashtu do të duhet të kenë kujdes për procesin zgjedhor të jetë korrekt, i pastër që të kalojë gjithçka në rendin më të mirë në fund.
Në pyetjen nëse është real numri prej 1,8 milionë votues në shtet i cili i ka dy milionë banorë, Derkovski sqaron se Kodi Zgjedhor thotë se qytetari ka të drejtë vote kur t’i mbushë 18 vjeç dhe që ka shtetësi të shtetit tonë.
“Kjo do të thotë se të gjithë ata të cilët kanë shtetësi, ndërsa janë të moshës madhore, pa dallim nëse jetojnë në shtetin tonë ose janë jashtë kanë të drejtë vote. Këtu paraqitet ky dallim dhe nuk duhet t’i bashkojmë numrat e banorëve me numrin e votuesve të regjistruar. Nëse përpiqeni të merrni numër prej Ministrisë dhe prej këtij numri e hiqni numrin e personave minorenë, atëherë numrin të cilin e kemi në listën zgjedhore është numër krejt real. Ka më shumë shembuj në botë ku numri i votuesve të regjistruar është më i madh se numri i banorëve. Një shembull i tillë i ngjashëm është Republika e Greqisë, ku janë regjistruar pothuajse 11 milionë votues, ndërsa shteti i ka pothuajse aq dhe numrin e banorëve.