Shumica prej nesh mendojmë se këto simptoma janë si rezultat i punës së madhe që e bëjmë.
Por ato mund të shkaktohen edhe nga nivele të ulëta të magnezit dhe vitaminës K në trupin tuaj.
Ne sot do t’jua japim të gjitha faktet që duhet t’i dini për këto mikroelemente, kështu që vetëm vazhdojeni leximin më poshtë.
Magnezi
Përfitimet
Magnezi është i përfshirë në të paktën 300 përbërës të ndryshëm në trupin tonë. Ai ndihmon konvertimin e ushqimit në energji dhe krijon proteina të reja nga aminoacidet. Kjo është arsyeja pse ai përdoret për të hequr ankthin dhe stresin, shkruan Gazeta Express.
Magnezi mund të parandalojë dhimbjet e shpeshta të kokës dhe madje të trajtojë edhe migrenën. Mungesa e tij ulë nivelet e serotoninit, bën që enët e gjakut të ngushtohen dhe prekë funksionimin e neurotransmetuesit.
Nivelet e ulëta të magnezit mund të çojnë në depresion dhe pagjumësi.
Burimet nga ku mund ta merrni magnezin janë:
Spinaqi
Arrat, lajthitë
Orizi i kafët
Buka
Peshku
Mishi
Avokado
Vitamina K
Përfitimet
Vitamina K sintetizon proteinat të cilat janë thelbësore për mpiksjen e gjakut dhe parandalimin e gjakderdhjes. Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë mavijosje dhe gjakderdhje, shkruan Gazeta Express.
Përfitime të tjera nga vitamina K që janë propozuar por që nuk janë të dëshmuara plotësisht shkencërisht janë edhe mbrojtja nga gëlqerëzimi artereve, nga sëmundja e Alzheimerit dhe kanceri i prostatës.
Kjo vitaminë, në bashkëpunim me vitaminën D, bën që kalciumi të shkojë në eshtra dhe t’i forcojë ata. Nivelet e ulëta të vitaminës K mund të çojnë në rrezik nga frakturat.
Burimet nga ku mund ta merrni këtë vitaminë:
Bimët si basili, trumza, majdanozi, koriandra, borziloku
Perimet me gjethe të gjelbra si lakra jeshile, zarzavatet mustardë dhe zarzavatet tjera
Sallatat e gjelbra si qepët e pranverës, marulla, lakërishtet e tjera, marulla e kuqe, selino
Perimet si brokoli, lakra Savoy dhe lulelakra
Erëzat djegës si piperi, piperi i kuq dhe kërri