Thonjtë janë një pasqyrë e shëndetit. Çdo ndryshim i tyre tregon se diçka nuk funksionon në ndonjë pjesë të trupit.
Ndryshimet në thonj, si humbja e ngjyrës, mund të sinjalizojnë sëmundjen e mëlçisë, veshkave dhe mushkërive, anemisë dhe diabetit, shpjegojnë shkencëtarët nga Instituti Amerikan i Dermatologjisë.
Shtrirja e thoit në disa shtresa të holla dhe të thyera është e njohur si onychoschisis, dhe shkaku më i zakonshëm i kësaj gjendjeje është larja e tepërt e duarve, përdorim i tepruar i llakut, si dhe detergjentit, mungesa e vitaminave dhe mineraleve në dietë, si dhe mosbalancim hormonal.
Thonjtë e bardhë tregojnë probleme me mëlçinë
Thonjtë e shëndetshëm duhet të jenë të kuq, domethënë që ata furnizohen me gjak dhe oksigjen, dhe ndryshimet e thonjve mund të tregojnë probleme më të mëdha shëndetësore dhe ushqyese, sipas “indexonline”. Thonjtë tepër të bardhë mund të tregojnë anemi, sëmundje të mëlçisë dhe probleme të zemrës.
Thonjtë e thyer tregojnë për probleme me gjëndrën tiroide
Thonjtë, të cilët thyhen lehtë, tregojnë për probleme me gjëndrën tiroide, e cila kontrollon metabolizmin, rritjen dhe energjinë, që do të thotë se madje edhe parregullsitë më të vogla në punë reflektojnë edhe në thonj dhe flokë.
Thonjtë e zbehtë tregojnë për problemet e mushkërive
Thonjtë e zbehtë tregojnë për probleme me mushkëri, tretjen e traktit ushqimor dhe mëlçinë, si dhe sëmundjet e zemrës.
Shenjat e bardha në thonj tregojnë problem me veshkat
Shenjat, ose vijat e bardha në thonj tregojnë për problem me veshka dhe mëlçi, dhe mund të jenë pasojë e mungesës së proteinave në ushqim. Besohet se ato shkaktohen nga çrregullimi i qarkullimit të gjakut dhe krijohen si pasojë e sëmundjeve të përmendura.
Njollat e bardha janë pasojë e mungesës së zinkut
Përveç shenjave të bardha, në thonj paraqiten edhe njolla të bardha, të cilat janë pasojë e mungesës së zinkut në organizëm dhe po ashtu mund të jenë pasojë e infeksionit, lëndimeve dhe reagimeve alergjike.