Në rast se udhëtoni jashtë vendit, Auto Moto Lidhja e Maqedonisë informon për gjendjen në kufi sot.
Sipas njoftimit të bërë, në pikat kufitare më së shumti pritet nga 15 deri në 30 minuta. Pritjet më të gjata, por që nuk shkojnë shumë minuta janë në Bogorodicë në kufirin me Greqinë si dhe në Tabanoc, ku ka paksa fluks më të madh, informon INA.
Kjo ka të bëjë me faktin se sezoni veror vijon ende dhe se lëvizja e turistëve të huaj drejt Greqisë dhe të turqëve që shfrytëzojnë korridorin 10 ka bërë që të rritet fluksi në këto dy pika kufitare.
Kliko më poshtë për të parë gjendjen në kufi: