Kanë shpërthyer akuza për nepotizëm pasi që janë zbuluar punësime familjare në organet e Qeverisë dhe ministritë. Kjo akuzë ka të bëjë me zëdhënësin e Qeverisë, Mile Boshnjakovski, motra e të cilit është punësuar këshilltare në Ministrinë e Shëndetësisë.
Sipas portaleve maqedonase, Biljana Taneska, motra e zëdhënësit Boshnjakovski është vendosur këshilltare.
Boshnjakovski i pyetur për këtë nuk ka mohuar, por as edhe nuk ka konfirmuar informacionin, por ai ka sqaruar se si zëdhënës nuk ka asnjë përgjegjësi lidhur me emërimet në postet publike.
“Nga ju kam dëgjuar se motra ime është vendosur në funksion. Nuk jam dëgjuar me të. E dij që edhe më pare ka punuar në projekte në Ministrinë e Shëndetësisë”, ka theksuar Boshnjakovski.
Taneska është modër medicinale, por që më pas ka kryer fakultetin e drejtësisë.