Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes Akademisë “Alternative Learning Programs” dhe Qendrës për Arsimin e të Rriturve
Strugë, 4 qershor 2025 – Në ambientet e Akademisë “Alternative Learning Programs” u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet kësaj qendre dhe Qendrës për Arsimin e të Rriturve.
Marrëveshja u firmos nga znj. Edi Qela, udheheqëses të “Alternative Learning Programs”, dhe z. Sadudin Sadiku, drejtor i Qendrës për Arsimin e të Rriturve.
Ky memorandum parasheh një bashkëpunim të thelluar në fushën e arsimit profesional dhe të të rriturve, përfshirë zhvillimin e platformave të përbashkëta trajnimi, ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta arsimore.
Po ashtu, një ndër pikat kyçe të këtij bashkëpunimi është edhe angazhimi i përbashkët në projekte të financuara nga fondet Erasmus+, duke synuar fuqizimin e mëtejshëm të të rinjve dhe të rriturve përmes mundësive ndërkombëtare.
Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm drejt rritjes së cilësisë në arsim dhe përfshirjes aktive në zhvillime arsimore bashkëkohore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.