Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionNënat myslimane rritën Adem Jashar, oj Zanë e Malit

Nënat myslimane rritën Adem Jashar, oj Zanë e Malit

Nexhmedin Kalisi

Është një nga femrat e kompleksuara të shqiptarisë. Pasi ka mbetur vonë në përshtatjen e shoqërisë gjermane, fajin ia vë Islamit. Nuk përton të hedh vrer për çdo ditë në rrjetet sociale, e kjo i ka dhënë famë edhe nëpër media, duke e bërë ambasadore të anti-islamizmit.

Ajo shkruan: ““duke i llastuar djemtë e tyre, duke i trajtuar si princër të vegjël, nënat myslimane i bëjnë ata të paaftë, dështakë, (“lluzera”, siç do të thuhej në zhargonin e Kosovës).” Këtë e bënë pikënisje për të shkruar temë e libër, që është tradicionalisht, historikisht, aktualisht gabim trashanik.
Pa dashur me u fut në histori të vjetër, që për ty është e panjohur dhe një tabullarasa moj Zanë, po të tregojë historinë e nënës së Adem Jasharit, e cila ishte myslimane që falte namaz. Nëna Zahidja është e njohur për kontributin e saj të kësaj shoqërie duke dhënë një burrë të madh për këtë vend. Po shumë nëna të tjera me namaz e me shami dhanë burra për këtë vend dhe vazhdojnë edukimin e fëmijëve që të jenë të denjë për këtë shoqëri dhe për këtë botë.
Por ti e dashur Zanë, ke vendosur të merresh me ofendime jo me trajtime të thella. Ti je një shembull i keq i edukimit perëndimor, që të ka bërë një raciste dhe ofenduese, ndërsa nuk ke marrë edukatë mirëfilltë të perëndimit për tu zhvilluar.
Fama jote u bë e “madhe” atëherë kur dole nudo mos harro. E njerëzit e edukuar e të emancipuar janë të veshur, ata të zhveshurit vazhdojnë të qëndrojnë nëpër gjunglla.
Ky mentalitet përjashtues vetëm pse është mysliman, krishter, apo hebrej është mentalitet racor dhe katundaresk, e aspak perëndimor oj Zanë. Ne historitë me zana i kemi lexuar që në fëmijëri, ata gjithnjë janë personazhe negative dhe rrinë nëpër male. Zanë, a je edhe ti e tillë?/ kohaislame

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!