Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNëna Selime mbetet në rrugë me dy jetimë (VIDEO)

Nëna Selime mbetet në rrugë me dy jetimë (VIDEO)

Një nënë dhe dy jetimë kanë mbetur në mes të katër rrugëve. Jetojnë herë me qira e herë tek të afërmit. Shtëpia ku jetonin dikur me qira, Selime Selmani u rrënua tërësisht.

Kjo është shtëpia e saj që kishte para një viti, kur Televezioni Shenja e vizitoi këtë familje.

Me paratë e grumbulluar nga njerëzit e mirë dhe familjarët, nëna Selime arriti që të blejë truallin, por jo edhe të ndërtojë një strehë për vete dhe fëmijët e saj.

Sot në vendin e rrënojave të shtëpisë po ndërtohet një objekt nga një i afërm i saj i cili pasi ka paguar për pastrimin e vendit dhe taksat komunale i ka premtuar asaj që t’ia lë objektin pas 10 vjetësh.

Mirëpo, në ndërkohë nëna Selime me dy fëmijët e saj kanë mbetur pa strehë mbi kokë. Disa muaj banuan në lagjen Radishan me qira, ndërsa momentalisht po banojnë tek familjarët e saj, pasi nuk kanë para për të paguar qiranë.

SELIME SELMANI, KRYEFAMILJARE
“Shumë e kam të vështirë, kur e kisha bashkëshortin nuk e kam pasur kaq vështirë. Shtëpia u rrënua pasi ishte shumë e vjetër, tash askund nëpër familje. Kam qenë me qira, kur kam pasur para, që të mos i lë në pozitë të vështirë edhe ata”.

Nëna Selime tregon që tani janë bërë gati tetë vjet nga vdekja e bashkëshortit dhe se kjo gjendje që i ka kapluar ata pas vdekjes së tij. Është shumë e rëndë thotë ajo, kur fëmijët kërkojnë diçka e ajo nuk mund t’ ua siguroj dhe më pas e lusin që t’i dërgoj tek varri i babait.

SELIME SELMANI, KRYEFAMILJARE
“Ka 8 vjet që ka vdekur, ka vdekur prej kanceri. Edhe ata kanë dëshirë, si i shohin tjerët edhe ata kanë dëshirë, çfarë të bëjë, nuk kam mundësi. E kam pasur shumë të vëhtirë si vdiq bashkëshorti. E kur ju thosha nuk kam pasur nuk ka, thoshin nënë çfarë është kjo fjalë. Do të shkojmë tek babi, do t’i tregoj që s’ka. Më kanë dërguar shpesh te varrezat, binin zgjoheshin tek varri, thoshin babi kemi ardhur ne, a po na sheh, a po na dëgjon, shumë kanë qenë të lidhur mes vete, shumë i ka dashtë”.

Kryefamiljarja Selmani apelon deri tek të gjithë dashamirët që t’i mundësojnë të ketë një shtëpi për t’u strehuar me fëmijët e saj dhe të mos brengoset për faktin se ku duhet ta kaloj ditën e ardhshme. Emine Ismaili /SHENJA/
https://youtu.be/QsKGrNHcaWg

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments