Wednesday, August 20, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNëna e 25 vjeçarit nga Shkupi kërkon drejtësi për djalin e saj:...

Nëna e 25 vjeçarit nga Shkupi kërkon drejtësi për djalin e saj: “Thuajeni kush e vrau, nëse s’ka drejtësi, unë do të jap gjykimin!”

Sllagja Haxhibuliq, nëna e 25-vjeçarit Alen Çirikoviq, i cili ka ndërruar jetë pasi qëndroi 12 ditë në koma, ka bërë një apel publik për drejtësi përmes një mesazhi të dërguar në redaksinë e 4NEWS.mk. Ajo pretendon se institucionet po heshtin dhe se askush nuk po reagon për vdekjen e djalit të saj të vetëm,përcjell Struga Ekspres

“Thuajeni kush është ai që ma vrau djalin e vetëm, Alen Çirikoviq. Askush nuk shkruan, as nuk po reagon. Unë jam nënë. Nëse nuk ka drejtësi, unë do të jap gjykimin,” ka shkruar ajo në mesazhin e saj.

Haxhibuliq shpjegon se tragjedia ka ndodhur më 9 maj, kur djali i saj ra në koma. Pas 12 ditësh, më 21 maj, familja e ka varrosur, por sipas saj, rasti nuk ka marrë asnjë vëmendje.

“Për të gjithë ngritët zë, po unë çfarë jam? Do të jap gjithçka për djalin tim të vetëm, ndërsa ai që është fajtor endet i lirë. Për Frosinën dhe Jugosllavin i ngritët të gjithë në këmbë, unë do ta ngre të gjithë Shkupin,” shton ajo.

Në mesazhin e saj, nëna thekson se beson në media, por se kjo është “hera e fundit” që po u drejtohet.
“Unë do ta marr drejtësinë në duart e mia, sepse të gjithë po heshtin. Nuk kam çfarë të humbas më, e humba më të dashurin tim,” përfundon apelin e saj.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments