Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNedellkov: Padi për disa drejtorë çerdhesh, pengojnë grevën, bëjnë presion ndaj të...

Nedellkov: Padi për disa drejtorë çerdhesh, pengojnë grevën, bëjnë presion ndaj të punësuarve (VIDEO)

Pa propozim konkret nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është e pamundur të ndërpritet greva. Kështu deklaroi sot kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shekncës, Kulturës, Jakim Nedelkov, i cili njoftoi edhe për presionet që po kryhen rreth edukatoreve që janë në grevë. Ai tha se drejtorët e çerdheve bëjnë presione ndaj edukatorëve, duke mos i lënë të kryejnë nevojat e tyre njerëzore.

Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK

“Është një presion i ashpër mbi protestuesit në çerdhet, të cilët grevojnë dhe kanë të drejtë sipas ligjit, në të cilin është rregulluar e drejta e grevës. Mes tjerash që nuk është humane, më jonjerëzore të mbyllen protestuesit në hapësira të vogla, zyra të vogla në çerdhet, të mos u lejohet në periudhë prej 8 orëve të shkojnë në tualet kur të duan, të shkojnë të ushqehen ose në ajër të pastër, grave shtatzëna të mos ju lejohet të dalin në ajër të pastër me të vërtet kjo nuk është humane”.

Nga sinidikata dëshirojnë që së shpejti të arrijnë në një epilog, i cili do të jetë i pranueshëm për të gjithë anëtarët e sindikatës.

Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK

“Secili propozim do të shkojë deri tek anëtarësia, 50 për qind plus 1 votë, do të vendosë nëse propzoimi do të jetë i pranueshëm apo jo. Për këtë shkak edhe një herë apeloj deri tek kompetentët, veçanërisht deri tek Qeveria të tregojnë vullnet për tejkalimin e këtij problemi, të ofrojnë përqindje të duhur deri tek ne, qoftë 18.4 për qind apo një përqindje tjetër, në duhet patjetër të kemi propozim nga ana e tyre që të jetë temë për diskutim”.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri vlerëson se kërkesat e SASHK-ut janë ligjitime dhe do të ketë rritje të pagave në arsim, por sipas tij nuk duhet lejuar që fëmijët të mbeten jashtë banakave shkollore. Ai apeloi deri tek sindikati dhe mësimdhënësit që të negociojnë në interes të nxënësve, që ata të kthehen nëpër shkolla, ndërsa të dyja palët të vazhdojnë bisedimet deri në një zgjidhje përfundimtare.

Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës

“Kërkesa për rritjen e pagave të mësuesve është legjitime dhe paga më të larta do të ketë. Ky është një angazhim i Qeverisë dhe për këtë arsye, në fillim të muajit të kaluar u rrit paga minimale e cila do të harmonizohet me të gjithë pagat e tjera duke përfshirë edhe ato në arsim. Por, përveç kësaj do të ketë rritje edhe një përqindje e përcaktuar gjë për të cilën jemi duke negociuar tashmë”.

Shaqiri nuk e tregoi përqindjen se për sa do të rriten pagat, pasi sipas tij kjo nuk është në të mirën e procesit dhe se kjo gjë nuk duhet të lidhur me procesin mësimor të nxënësve.

Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shekncës mkd

“Unë pres që mësimdhënësit t’i kthehen mësimit, pse ai numër apo ky proces të lidhet me atë që ne duam të kemi garant në këtë proces. Përse fëmijët të jenë garant në këtë proces, kur ne duhet të kemi besim mes të dyja palëve. Mësimi duhet vazhdojë dhe bisedimet të vazhdojnë dhe do ta themi edhe atë përqindje”.

Ndryshe nga SASHK-u, ministri i arsimt beson se nga e hëna nxënësit do të rifillojnë procesin edukivo-arsimor.

Linda Ebibi /SHENJA/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!