Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaNë Zvicër ka nevojë për 134 mijë punëtorë që të kujdesen për...

Në Zvicër ka nevojë për 134 mijë punëtorë që të kujdesen për të moshuarit

Sipas një parashikimi, deri në 134 000 punëtorë me orar të plotë do të jenë të nevojshëm për t’u kujdesur për të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara.

Këtë parashikim e ka bërë Zyra Federale për Sigurimet Shoqërore (BSV). Siç raporton Sonntagszeitung, kjo fuqi punëtore shtesë do të duhet të plotësohet deri më 2030.

Numri më i madh i stafit është llogaritur sipas hulumtuesve për të moshuarit. Në shtëpitë e të moshuarve brenda 15 vjetëve do të punojnë mbi 140 mijë të punësuar me orar të plotë, shkruan Albinfo.

Tashmë shtëpitë dhe institucionet sociale kanë vështirësi në gjetjen e stafit të përshtatshëm dhe të kualifikuar.

Mungesë të stafit do të ketë edhe në çerdhe, deri më 2030 do të duhet të dyfishohet fuqia punëtore. Konferenca e Drejtorëve të Enteve Sociale (SODK) është duke shqyrtuar mundësinë nëse emigrantët mund të zhvillohen më tutje dhe të shfrytëzohen gjithnjë e më shumë në kujdesin e fëmijëve.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments