Monday, May 5, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaNë Zvicër deri më 4 prill nuk do të ketë asnjë përmbarim...

Në Zvicër deri më 4 prill nuk do të ketë asnjë përmbarim të borxheve

Personat në vështirësi financiare të cilët për shkak të situatës ekonomike nuk paguajnë faturat, nuk mund të ndiqen për momentin.

Të gjithë njerëzit në Zvicër që kanë borxhe të regjistruara nga shteti, nuk do të ndiqen deri më 4 prill. Këshilli Federal ka vendosur të fusë në fuqi të ashtuquajturën ndalesë ligjore, thuhet në një komunikatë të qeverisë, shkruan srf.ch.

Ndërkaq, ajo që dihet, për shkak të masave aktuale kundër koronavirusit, shumë shitore, restorante dhe kompani të tjera duhet të mbyllen, transmeton albinfo.ch. Kjo, sigurisht mund të çojë në vështirësi financiare të tyre.

Standardi ligjor i posashpallur do të sjellë një lehtësim në këtë drejtim, njofton Këshilli Federal. Por ai gjithashtu ka  theksuar se kjo nuk është një zgjidhje afatgjatë.

Kështu, personat që futen në vështirësi financiare për shkak të situatës së tensionuar ekonomikisht dhe nuk paguajnë faturat, nuk mund të ndiqen më për momentin.

Por për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat janë prekur shumë nga kjo, një vendim i tillë mund të bëhet një problem shtesë, përcjell albinfo.ch. Disa prej tyre nuk mund të mbledhin më pretendimet e tyre (paratë që u takojnë) për shërbimet e bëra tashmë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments