Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNë Vitin e Ri temperaturat si në pranverë, mjekët: Kjo nuk është...

Në Vitin e Ri temperaturat si në pranverë, mjekët: Kjo nuk është e shëndetshme

Temperaturat e larta në mes të dimrit ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, thonë mjekët. Organizmi nuk është i përshtatur për ndryshime të mëdha të temperaturës dhe prandaj sulmet e viruseve të ndryshme janë më të shpeshta.

Këto temperatura janë të përshtatshme për viruse të ndryshme banale, kështu që këto ditë ka numër në rritje të pacientëve – fëmijë me temperaturë të lartë. Sigurisht se nuk ka të bëjë me Covid-19, ka të bëjë me infeksione nga viruse banale dhe infeksione individuale bakteriale që i kemi gjithmonë në këtë periudhë të vitit – tha Ratko Davidovski, specialist i higjienës dhe ekologjisë shëndetësore.

Nga Enti Hidrometeorologjik thonë se pas disa ditëve me diell në vitin e ri, prej nesër na presin reshje të shiut.

Nesër, që nga mëngjesi do të kemi të reshura shiu. Vetëm në male këto reshje do të jenë me borë. Nesër do të fryjë erë e dobët mesatare, kryesisht nga jugu, ndërsa edhe në ditët në vijim do të qëndrojmë nën ndikimin e kësaj ere nga jugu. Temperaturat në mëngjes do të jenë pozitive deri të martën, të mërkurën do të kemi mëngjes pak më të freskët – u shpreh Boris Sekirarski, Enti Hidrometeorologjik.

Për shkak të ndryshimeve të këtilla të motit, mjekët rekomandojnë veshje të përshtatshme gjatë qëndrimit në natyrë, ushqim i ekuilibruar dhe pije të ngrohta.

Alsat

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!