Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNë Tetovë brenda ditës rreth 350 lexues të rregullt e frekuentojnë bibliotekën

Në Tetovë brenda ditës rreth 350 lexues të rregullt e frekuentojnë bibliotekën

Tetovarët lexojnë libra. Sipas bibliotekares Gjyltene Ajruli, brenda ditës në bibliotekën e Tetovës frekuentojnë rreth 350 lexues të rregullt.

“Me plot siguri e them se edhe gjatë sezonit veror biblioteka është mjaftë e frekuentuar. Gjatë kësaj periudhe biblioteka frekuentohet nga lexues tamam në rregull ata që e duan librin edhe jetojnë me librin për dallim nga vitet e kaluar pandemia ndikoj në një zbehje të lehte por megjithatë biblioteka është mjaftë e frekuentuar. Më të rregullt janë lexuesit e kategorisë së mesme, të punësuarit amviset. Kemi një rënie te letë të nxënësve të shkollave të mesme, por me fillimin e vitit shkollor edhe ata do të jenë prezent në bibliotekën e Tetovës. Në 200 metra katror funksionojnë dhe flas për statistikën ditore mbi 350 lexues, flas në këtë orar të shkurtuar”, tha Gjylten Ajruli, bibliotekare.

Sipas Ajrulit kjo bibliotekë ka rreth 8 mijë anëtarë, ndërsa 5300 janë aktivë që lexojnë rregullisht , por mosha mesatare edhe titujt e lirë janë ata që kërkohen më shumë në këtë kohë vere.

“Numri i përgjithshëm është mbi 87 mijë, por aktive janë 5300 lexues. Përsëri mund ta them se vjet kishin 6 mijë lexues dhe kemi një rënie të lehtë. Shkaqet nuk dihen, ne do bëjmë kërkime dhe studime por megjithatë një mesatare është gjithmonë 5300 të rregullt flas në përgjithësi edhe në sektorin për fëmijë dhe të rritur janë aktivë dhe ky numër është mjaftë i kënaqshëm vetëm po të bëjmë një krahasim të thjeshtë ”, pohoi Gjylten Ajruli, bibliotekare.

Biblioteka ka një hapësirë prej vetëm 200 metra katrorë, ndërsa brenda janë mbi 120 mijë tituj.

Objekti i ri i bibliotekës së Tetovës edhe pse ka fillua që të ndërtohet para tetë vitesh i njëjti akoma nuk është duke përfunduar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!