Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiNë Strugë të prekurit nga diabeti ankohen për kushtet (FOTO)

Në Strugë të prekurit nga diabeti ankohen për kushtet (FOTO)

Të prekurit nga diabeti në Strugë dhe rrethinë ankohen për cilësinë e dobët të aparateve për matjen e sheqerit në gjak. Shprehen se shpesh këto aparate tregojnë të dhëna më të larta nga të dhënat reale, që tek ta krijon frikë dhe pasiguri. Në ndërkohë, pas reagimit të shoqatave, presin aparate të reja.

 Shpresoj që këto aparate do të tregojnë të dhëna normale. Aparatet e vjetra ishin me të vërtetë të dobëta. Tregonin numrin 15 ndërsa sheqeri ishte 7. Ka shumë reagime ndaj këtyre aparateve”-tha Ivo Dukoski, kryetar i Shoqatës së të sëmurëve nga diabeti/Strugë.

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar pacientët me këtë sëmundje se instrumentet e reja janë sipas standardeve të nevojshme.

Bëhet fjalë për aparate më moderne që kanë leje për vendosjen e tyre në qarkullim në vend apo për vendosjen në qarkullin në ndonjë vend- anëtar të BE-së, pastaj në Zvicër, SHBA, Kanada ose Japoni, me çka garantohet cilësia e tyre e lartë”-thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga Shoqata e të sëmurëve me diabet thonë se pacientët kanë pasur problem serioz edhe me cilësinë e gjilpërave.

Kërkojmë gjilpëra më cilësore dhe më të vogla. Edhe më tej na japin gjilpërat e vjetra prej 6 milimetrave. Kërkojmë të jenë 4 milimetra, ndërsa për fëmijë edhe më të vogla. Unë gjatë muajit përdor shtatë shiringa ndërsa më japin shtatë gjilpëra. Me një gjilpërë e përdor një shiringë ndërsa duhet t’i ndërroj në çdo përdorim. Gjithashtu, e vogël është edhe sasia që na japin. Ndonjë muaj na thonë se nuk ka gjilpëra dhe na thonë që të vijmë muajin tjetër”-pohoi Ivo Dukoski, kryetar i Shoqatës së të sëmurëve nga diabeti/ Strugë.

Edhe mjekët vlerësojnë se nevojitet aparaturë më cilësore për të prekurit nga diabeti pasi numri i të prekurve në Strugë vazhdimisht shënon rritje.

Kemi pasur pacientë të vegjël gjashtë muajsh, në disa raste edhe dy muajsh. Dua të them që mënyra e jetës është shkaku elementar për rritjen e të prekurve nga diabeti”-pohoi Mira Kostojçinoska, mjeke.

Nga Shoqata e Diabetit në Strugë thonë se edhe krahas anulimit të importit paralel të insulinës, megjithatë ka njerëz që sasitë e nevojshme të terapisë me insulinë e marrin privatisht nga Shqipëria apo Serbia, me çmim prej rreth 7 euro për shiringë.

Miki Trajkovski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!